Vendosni fjalën kyçe....

IKMT shemb pishinën e Hotel “Kastrati Empire” në Golem (VIDEO)


Një tjetër objekt shembet sot në Golem. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se ka nisur sot shembjen e një pishine dhe pjesë tjetër ndërtimi brenda Hotel “Kastrati Empire”.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e një tjetër strukture betoni në brezin bregdetar të Golemit. Objekti ‘pishinë’ dhe të tjera ndërtime shoqëruese pranë detit dhe brenda tij, i përkasin Hotel Kastrati Empire.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cënon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve. “- thuhet në njoftimin e IKMT-së.

Kjo vjen vetëm pak kohë pas shembjes së pishinës së Hotel “Prestige” dhe më pas shembjen me shpërthim të kontrolluar të gjithë objektit.