Vendosni fjalën kyçe....

Shembjet selektive/ Rama paralajmërim për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Mos lajthisni, edhe në Hagë të shkojnë po të duan


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një ankese të dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata e Ndërtueseve për shembjet selektive.

Në një mesazh në “Twitter”, Rama paralajmëron gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që të “mos lajthisin”.

“Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit! Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan, po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!”- shkruan Rama.

Ankesa në Gjykatën Kushtetuese shkon pak javë pasi IKMT shembi godinën e “Prestige Resort” që është në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu duke mos pritur vendimin e gjykatës.