Vendosni fjalën kyçe....

“Shumë suksese Kosovë” – Presidenti Begaj përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Siç thuhet në një njoftim nga zyra e Shtypit e Presidencës, Begaj e ka konsideruar këtë zhvillim një “akt të rëndësishëm historik”.

“Ai i uron autoriteteve të Kosovës shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.”– thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë, Presidenti Begaj, i bën thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi “kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik.”

“Urime Kosovë e shumë suksese!”- e përmbyll presidenti Begaj mesazhin e tij.