Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri përshin ndërtesën në Francë, dhjetë të vdekur, mes tyre pesë fëmijë


Dhjetë persona, mes të cilëve edhe pesë fëmijë, kanë humbur jetën në një zjarr që ka përfshirë një pallat pranë Lionit të Francës.

Zyrtarët publikuan një deklaratë duke thënë se një “zjarr i madh” shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin.

Siç shkruan BBC, katër persona janë në gjendje kritike dhe 10 të tjerë raportuan lëndime të lehta, duke përfshirë dy zjarrfikës.

Zjarri thuhet se është shuar pasi ndërhynë rreth 170 zjarrfikës.

Ministri i Brendshëm, Gerard Darmanin, tha se shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe vlerësoi punën e zjarrfikësve që shpëtuan njerëzit në “kushte jashtëzakonisht të vështira”.

Ai shtoi se fëmijët që vdiqën ishin të gjithë të moshës nga tre deri në 15 vjeç.

 Darmanin tha se një hetim do të nisë më vonë të premten për të zbuluar shkaqet e zjarrit. Ai tha gjithashtu se foli me presidentin francez Emmanuel Macron gjatë gjithë natës.