Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë i revoltuar nga Komisioni i Ekonomisë.
Braçe në një postim në rrjetet sociale, thotë se paratë u ndanë dhe se nga 30 miliardë lekë të shpërndara, për bujqësinë janë dhënë vetëm 200 milionë lekë. Po ashtu ai përsërit mesazhet që ka dhënë edhe më parë nëpër postime, se mund të heqë dorë nga mandati si deputet.
“Dola nga Komisioni i Ekonomisë, sapo! Paratë u ndanë, 30 miliardë u shpërndanë, bujqësisë ju dhanë vetëm 200 milion lekë! Vetëm kaq! Prej dy muajsh kam kërkuar me ngulm 1 MILIARDE LEKË për dy zëra të skemës mbështetëse: Naftën falas për bujqit, tufën bazë të matrikulluar.
Mendova të paguanim plotësisht 1/3 e familjeve bujqësore që nuk kanë marrë naftën ende. 2000 i kam veç unë në Divjakë e Lushnjë. Mendova të paguanim plotësisht 3400 familje blegtorale qe edhe pse kanë plotësuar kushtet, nuk kanë marrë ende paratë! Pra, kërkoj prej muaj vetëm 1/30 e parave që u shpërndanë sot!
JOOOOOOOOOOOOOO! JOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!
Për NAFTEN nuk do ketë me para-pas këtij akti; për tufën baze te matrikulluar do ketë vetëm 200 milion për vetëm 1000 familje blegtorale nga 3400 që kanë mbetur pa paguar. Kaq! Po mësoj që ministria e bujqësisë ka vendosur kështu!
Argumenti: janë populizëm e propozime për të rritur popullaritetin e një njeriu, e dëgjova me zë e sy më sy sot! Bujqit janë të fundit kur ndahen paratë e buxhetit, fakti është ky!
Kur ata janë të fundit, unë s’kam pse të jem i pari. Boll më! As që ja vlen më! VO: popullariteti? Më pëlqen më mirë pa popullaritet! Por një gjë po ua them ama: Tërshëra nuk është kurrë grurë, pavarësisht ngjyrës!”- shkruan Braçe.
Deputeti i PS-së herë pas herë muajt e fundit është ankuar lidhur me Bujqësinë, duke ngritur akuza të forta ndaj qeverisë.