Vendosni fjalën kyçe....

Kroacia mund Marokun dhe renditet e treta në Botëror


Kroacia ka marrë medaljen e bronzit në Botëror pasi mundi Marokun në sfidën për vendin e tretë.

Sfida përfundoi me rezultatin 2-1.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë ku siparin e hapën kroatët me Gvardiol në minutën e 7’ ndërsa dy minuta më vonë barazoi shifrat Dari.

Në minutën e 42’ Orsiç me golin e tij i dha fitoren Kroacisë.

Nesër do luhet edhe sfida finale e botërorit ku do ndeshen Franca me Argjentinën.

Me Francën e cila do mbrojë titullin kampion pasi 4 vite më parë u kurorëzua ajo si kampionia e botës në futboll.