Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj prezanton në Durrës kryetarin e Degës: Vetëm një klasë e re politike do risjellë shpresën


Kryetari në Detyrë i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka nisur riogranizmin e Partisë duke dalë në terren.

Ditën e djeshme ai ka qenë në Durrës ku ka prezantuar drejtuesin e kësaj dege, Joni Myshketa.

Alibeaj ka qenë së bashku me deputetin Ferdinand Xhaferri dhe Sekretarin Organizativ Flamur Hoxha.

Alibeaj shkruan se demokratët po kalojnë një periudhë të vështirë së brendëshmi por e qartë është që përballë tyre qëndron Edi Rama.

Ai thotë se një klasë e re politike do të mund të risjellë shpresën për shqiptarët.

Dje në prezantimin e Kryetarit të degës së PD Durrës, Joni Myshketa. I riu durrsak që do të drejtojë një nga degët me të rëndësishme dhe vitale të demokratëve.

Takimi i djeshëm me pjesëmarrjen dhe Ferdinand Xhaferrit, i deleguari i qarkut dhe Sekretarit Organizativ Flamur Hoxha, i shërbeu dhe procesit të riorganizimit të PD-së në Durrës.

Demokratet po kalojnë një periudhë të vështirë mes problemeve të brendshme, por një gjë është e qartë: përballë nesh qëndron Edi Rama! Në krye të një regjimi që po i varfëron dhe largon shqiptarët çdo ditë e më shumë.

Vetëm një ndryshim rrënjesor, me alternativën dhe mendësinë e një klase të re politike, do të mund të risjellë shpresën dhe mirëqenien e merituar për shqiptarët”-shkruan Alibeaj.

PD-ja vijon të jetë e ndarë në dy kampe, nga njëra anë qëndrojnë mbështetësit e Sali Berishës dhe nga ana tjetër qëndrojnë mëbshtetësit e krahut që drejtohet nga Enkelejt Alibeaj pas dorëheqjes së ish-kryetarit Lulzim Basha.