Vendosni fjalën kyçe....

Scholz: Putini duhet t’i japë fund luftës dhe të krijojë mundësi për dialog


Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur për gjasat e zhvillimit të bisedimeve me presidentin rus, Putin për dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Qëllimi ynë është që Rusia t’i japë fund luftës agresore dhe që Ukraina të mbrojë integritetin e saj”, është shprehur kancelari gjerman për gazetën “SZ”. Për këtë “do të jetë e nevojshme të flasim”, tha Scholz.

“Nëse kjo do të bëhet përmes telefonit, videokonferencës apo në një tavolinë të gjatë duhet ta shohim.” Rusia duhet ta “kuptojë, që nuk vazhdohet më kështu”, ka thënë kancelari gjerman.

Putini duhet “t’i japë fund luftës, të tërheqë trupat dhe të krijojë kështu mundësinë për dialog”

Përtej kësaj, kancelari gjerman është shprehur për SZ, se nuk pret një emergjencë të furnizimit me gaz këtë dimër. Në perspektivë gjendja në tregjet e energjisë do të përmirësohet, sipas Scholz. Furnizimi me gaz edhe pas ndërprerjes së gazit rus do të jetë i siguruar edhe për dimrin e ardhshëm.