Vendosni fjalën kyçe....

PAMJE TË RËNDA – Ekzekutim mafioz në Athinë, vriten me 5 plumba dy shqiptarë (Video)


Dy shqiptarë janë ekzekutuar në një atentat mafioz në kryeqytetin grek, Athinë, shkruan Protothema.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën e jashtme të një lokali në Nea Smyrni, ku një person i maskuar është future brenda dhe ka qëlluar pesë herë me pistoletë.

Sipas medias greke, një nga viktimat mori dy plumba në kokë, ndërsa tjetri një plumb në gjoks.

Policia ka mundur të mbledhë tre gëzhoja pistolete 9 mm në vendin e ngjarjes.

E plagosur aksidentalisht gjatë të shtënave ka mbetur edhe një vajzë e ulur në një tavolinë pranë.

Ajo dhe njëri nga shqiptarët janë dërguar me ambuancë në spital, ku shqiptari ka ndërruar jetë nga plaga e marrë.

Autori nuk është identifikuar ende, shkruan media greke.