Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 14 Majit/ Meta: Janë një mundësi e shkëlqyer për largimin e kësaj qeverie


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një mesazh lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 Majit, duke i konsideruar si një mundësi për të larguar më shpejt qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“Zgjedhjet e 14 Majit janë një mundësi e shkëlqyer për largimin e shpejt të kësaj Qeverie.

Unë besoj se opozita do arrijë një fitore madhështore!”– shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.

Ish-presidenti thotë se roli i Partisë së Lirisë do të jetë vendimtar për rikthimin e demokracisë dhe llogaridhënies.