Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtohet nga vinçi 44-vjeçari në Dhërmi, dërgohet me urgjencë te Trauma


Një aksident pune është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në një kantier ndërtimi në Dhërmi, ku një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur.

I plagosur ka mbetur shtetasi E.S i cili është dëmtuar nga vinçi, raporton Shqiptarja.com.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet zyrtare ende nuk kanë dhënë detaje mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.