Një ndeshje spektakolare është zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” mes Manchester Cityt dhe Liverpulit.
“Qytetarët” triumfuan 3:2 në kuadër të 1/8 së finales e Kupës Carabao, duke eliminuar “Të Kuqtë” nga kjo garë.
Erling Haaland hapi festivalin e golave në minutën e 10-të të ndeshjes, pas asistimit të De Bruynes.
Rezultati u barazua në minutën e 20-të kur Fabio Carvalho realizoi.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:1.
Në pjesën e dytë të ndeshjes u realizuan edhe tre gola tjerë.
Fillimisht Mahrez shënoi për vendasit për 2:1 në minutën e 47-të të ndeshjes, pas asistit të Rodrit.
Por, vetëm një minutë më pas, Salah barazoi rezultatin duke ia ndalur në gjysmë festën vendasve.
Në minutën e 58-të, Nathan Ake shënoi bukur me kokë, pas asistimit të De Bruynes duke mbyllur sfidën.
Mançester City kalon kështu në çerekfinale të Carabao Cup.