Një person i armatosur ka hapur zjarr këtë të premte në qendër të Parisit, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur katër të tjerë.
Dëshmitarët thanë se sulmuesi kishte vënë në shënjestër një qendër dhe një restorant të komunitetit kurd dhe prokurorët thanë se do të shqyrtonin një motiv të mundshëm racist.
Siç shkruan BBC, i dyshuari është një burrë i moshës 69 vjeçare i cili u ndalua nga policia. Prokurorët thanë se ai ishte i njohur për autoritetet për dy akuza për tentativë vrasjeje në një kamp migrantësh në Paris dhjetorin e kaluar, gjatë një sulmi me shpatë.
ALERTE – Fusillade à Paris : plusieurs blessés dans le 10eme arrondissement.
Police sur place. Un suspect interpelé. pic.twitter.com/mbQFl2a0vf
— Clément Lanot (@ClementLanot) December 23, 2022
Kryetarja lokale Alexandra Cordebard tha se i dyshuari u plagos gjithashtu nga të shtënat me armë dhe se tre vende ishin vënë nën zjarr: qendra e komunitetit kurd, një restorant dhe një parukeri. Dy persona janë qëlluar me armë zjarri në sallonin e bukurisë.
“Ne pamë një plak të bardhë që hyri dhe filloi të qëllonte në qendrën kulturore kurde, më pas ai shkoi në parukierinë fqinje.“- tha për AFP-në, punonjësi i restorantit Romain.
“Është panik total, ne jemi mbyllur brenda.”- tha një dyqanxhi.
Paris Ahmet Kaya Kürt derneğine yönelik silahlı saldırı gerçekleşti.
Bir kadın aktivist ve bir yurtsever silahla yaralandıYaralıların durumuna ilişkin bilgi yok, polis mahaleyi ablukaya aldı.
Kürtler Şuan dernek etrafında toplanıyor pic.twitter.com/WBYFyBFnnT
— Yusuf Alkan (@Alkan_Yusuf_) December 23, 2022
Dëshmitari tha se kishte dëgjuar shtatë ose tetë breshëri armësh. Dy prej të plagosurve nga të shtënat thuhet se janë në gjendje kritike për jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.
Policia e ka ndaluar të dyshuarin pa rezistencë dhe thuhet se ka gjetur armën e përdorur në sulm. Kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo vlerësoi policinë për veprimin e tyre vendimtar.
Sulmi ndodhi pothuajse 10 vjet pas vrasjes së tre grave kurde në Paris në janar 2013.