Gjykata ka vendosur për lirimin nga qelia të ish-kryebashkiakut të Himarës Vasil Bollano, i akuzuar se aksidentoi për vdekje një të mitur në Llogora para dy ditësh.
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Bollanos, i cili qëndronte në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore pas arrestimit.
Aksidenti i rëndë ndodhi të mërkurën në aksin rrugor Orikum-Llogara.
Ish-kryebashkiaku përplasi shtetasin 17 vjeç Elio Hamiti, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku më pas ka ndërruar jetë.