Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në sulmet ajrore ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson.
Siç shkruan BBC, nga shpërthimet janë dëmtuar ndërtesa banimi dhe administrative në zonat qendrore të qytetit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk kishte objekte ushtarake në zonë.
Kherson, i vetmi kryeqytet rajonal i pushtuar nga Rusia që nga pushtimi, u çlirua nga Ukraina muajin e kaluar.
Që atëherë, ajo ka qenë shpesh në shënjestër nga forcat ruse të pozicionuara në anën tjetër të lumit Dnipro.
Ndërsa nxirrte disa foto nga sulmi, Zelensky shkroi në kanalin e tij Telegram: “Rrjetet sociale me shumë gjasa do t’i shënojnë këto foto si ‘përmbajtje të ndjeshme’. Por kjo nuk është përmbajtje e ndjeshme – është jeta reale e Ukrainës dhe ukrainasve.”
Ai i përshkroi sulmet si “vrasje për hir të frikësimit dhe kënaqësisë”.
Rusia ka mohuar shpesh të ketë shënjestruar civilët në sulmet e saj.