Të paktën 13 njerëz u vranë në Filipine nga përmbytjet e befta pas ditëve me shira të dendur, të cilat shkaktuan kaos mes festimet e Krishtlindjeve në vend dhe detyruan afro 50,000 banorë të kërkonin strehim.
Agjencia e vendit për fatkeqësitë raportoi viktimat të martën, duke vënë në dukje se shumica ishin shkaktuar nga mbytja në provincat jugore. Pasi ujërat e përmbytjeve filluan të tërhiqen, autoritetet kanë nisur kërkimet për 23 persona të tjerë, të cilët janë ende të pagjetur.
Shirat e furishëm bënë që lumenjtë të dalin nga shtrati duke përmbytur rrugë e autostrada.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Ministria e Mirëqenies Sociale, rreth 46,000 njerëz u strehuan në vendet e evakuimit në të gjithë vendin që nga e hëna.
Filipinet shohin zakonisht mbi 20 stuhi tropikale çdo vit duke u përballur me përmbytje vdekjeprurëse dhe rrëshqitje dheut nga shirat e dendur, veçanërisht të zakonshme gjatë sezonit të musonit të verës dhe dimrit.