Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohen 28 mijë euro në Morinë, dy të rinjtë nga Kosova s’i deklaruan


28 mijë e 500 euro janë sekuestruar në pikën kufitare të Morinës në Kukës.

Ato u janë gjetur dy të rinjve nga Kosova me iniciale D.R. e D.Sh. të cilët udhëtonin me një mjet tip VW e nuk i kishin deklaruar.

Njoftimi

“Një shumë prej 28 500 euro është sekuestruar në pikën kufitare të Morinës në Kukës. Policia kufitare e Morinës ka kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin D. R. dhe pasagjer shtetasin D. Sh. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit D. R., 12 400 euro, ndërsa shtetasit D. Sh. i kanë gjetur 16 100 euro, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 500 euro.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. R., 24 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.”