Vendosni fjalën kyçe....

BIA serbe arreston shqiptarin e Luginës, i gjendet arsenal armësh, dyshohet se do e transportonte në Kosovë


BIA-s serbe me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar, ka arrestuar në Bujanoc, shtetasin shqiptar A.B, duke e akuzuar pwr terrorizmi, njoftoi portali proqeverisë serbe “Kosovo online”.

“Kosovo Online” raporton se të dyshuarit i janë gjetur “një sasi e madhe armësh, 10 pushkë, një snajper me silenciator, një armë Scorpion me silenciator, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni”.

“Dyshohet se armët janë siguruar përmes rrugëve të paligjshme dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i mëtutjeshëm i armëve në territorin e Kosovës”, thotë mediumi proqeverisë serbe.

“Të dyshuarit A.B. i është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftim.