Barrikadat e vendosura në veri të Kosovës kanë filluar të hiqen siç dhe u paralajmërua më herët.
Policia e Kosovës ka njoftuar për lirimin e pikës kufitare në Merdar. Lirim i kësaj pike u bë sot në orën 09:50.
Policia njofton qytetarët se kjo pikë i është kthyer normalitetit të plotë:
“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.
Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”-thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.