Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti izraelit vendos për qeverinë e re


Parlamenti i Izraelit ka votuar në favor të një qeverie të re të udhëhequr nga pesë herë kryeministri Benjamin Netanyahu. Teksa kthehet në pushtet me mbështetjen e sionistëve të vijës së ashpër, Netanyahu ka premtuar se do vazhdojë me politikën e diskutueshme të vendbanimeve në territoret e pushtuara.

Qeveria e Netanyahut u konfirmua me 63 vota kundër 54 të enjten, gati dy muaj pasi partia e tij Likud dhe një koalicion partish ortodokse dhe të krahut të djathtë fituan shumicën në zgjedhjet e pesta të vendit në katër vjet.

Netanyahu ka udhëhequr tashmë Izraelin gjatë pesë mandateve, nga 1996 në 1999, dhe përsëri nga 2009 në 2021, dhe është kryeministri më jetëgjatë i shtetit hebre, shkruan RT.

Netanyahu publikoi të mërkurën parimet udhëzuese të qeverisë së tij, të cilat, edhe pse jo detyruese, janë deklarata e parë zyrtare e synimeve të tij në detyrë.

Këto parime përfshijnë një deklaratë të ‘të drejtës ekskluzive dhe të patjetërsueshme të popullit hebre për të gjitha pjesët e Tokës së Izraelit’, duke përfshirë Lartësitë e diskutueshme të Golanit, sipas një versioni të përkthyer e botuar nga Times of Israel.

Ndërsa Kombet e Bashkuara dhe shumica e shteteve e konsiderojnë ndërtimin e vendbanimeve hebraike nga Izraeli në rajon si të paligjshme, udhëzimet e Netanyahu premtojnë ‘një valë vendbanimesh, zhvillimi dhe promovimi të nismës në Lartësitë Golan.