Vendosni fjalën kyçe....

Bota mund të arrijë ‘pikën kritike’ në çdo çast – Ish-presidenti polak


Bota është në kaos dhe mund të arrijë ‘pikën kritike’ në çdo çast, ka paralajmëruar ish-presidenti polak Aleksander Kwasniewski, duke përmendur turbulencat e krijuara nga kriza e Ukrainës.

Konflikti i ka dhënë fund rendit të vjetër botëror, tha ish-kreu i shtetit në një intervistë televizive të enjten.

“Me pak fjalë, ne jemi në një kohë kaosi të rrezikshëm.” – tha ai.

“Nëse shtojmë trazira të mëtejshme, si për shembull në kufirin mes Kosovës e Serbisë, masa kritike mund të tejkalohet lehtësisht.”

Vetë fakti që tani po diskutohet mundësia e një lufte të re botërore është tmerrues, tha ai.

Kwasniewski e filloi karrierën e tij politike në kohët sovjetike si një organizator i rinisë polake dhe pas rënies së sundimit komunist, u zgjodh për të udhëhequr vendin për dy mandate midis 1995 dhe 2005.

Ai fajësoi Rusinë për krizën në Ukrainë dhe vlerësoi presidentin amerikan Joe Biden për rolin e tij. Ish-politikani pretendoi se Rusia ‘doli se nuk ishte aq e fortë’.

Polonia, nga ana tjetër, ‘po bën atë që mund të bëjë’ për të ndihmuar Ukrainën dhe përpjekja vlerësohet, tha ai. Kwasniewski përmendi një letër që mori nga ish-presidenti ukrainas Leonid Kuchma si provë, në të cilën ai i quajti polakët ‘miq të vërtetë të Ukrainës’.