Majlinda Bregu është zgjedhur sërish si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC).
Albanian Post (AP) raporton se Majlinda Bregut i është vazhduar mandati si sekretare në këtë institucion.
Në garë për drejtimin e RCC-së ishin edhe Veton Surroi nga Kosova dhe Janez Kopač nga Sllovenia.
Por, teksa në rastin e Shqipërisë Bregu është një kandidaturë konsensuale brenda politikës, në Kosovë kandidatura e Surroit ka qenë pa një marrëveshje.
Kjo gjë, është bërë për faktin që Kryeministri Albin Kurti pati bërë një premtim ndaj tij, për të marrë postin e ministrit të Jashtëm.
Mirëpo, për ta larguar vëmendjen nga kjo gjë ai ka zgjedhur t’i jap këtë kandidaturë pavarësisht faktit se ka qenë e ditur se nuk do të ketë mbështetje.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë përkundër këtij fakti ka kryer një lobim të madh për zgjedhjen e Surroit – mbi të gjitha tek vendet e ish-Jugosllavisë – duke bërë njëkohësisht edhe një “mashtrim” të vogël duke thënë se janë siguruar shtatë vota për figurën e tij.
Ndërkohë që në realitet votat e ndara në tre grupe, siç mëson AP i takojnë më së shumti Majlinda Bregut.
Sipas burimeve të AP-së, vendet që e kanë votuar mandatin e parë e kanë mbështetur sërish.
Zyrtarizmi i Bregut pritet të behet në takimin e radhës të ministrave të Jashtëm të Ballkanit.
Majlinda Bregu disa muaj më parë u sulmua nga mediat malazeze nëpërmjet një shkrimi spekulativ duke e akuzuar atë se kishte mbështetur një kompani shqiptare.
Shkrimi i mediave malazeze ka pasur si qëllim dëmitimin e saj në garën për Këshillin Rajonal për Bashkëpunim.
Projekti madhor “RoamFree”, me dakordësim unanim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kishte si u krye nën drejtimin e Bregut nga viti 2019.
Së fundmi u arrit Bregu ishte edhe në tavolinën e nënshkrimit të marrëveshjes për uljen e tarifave të Roaming mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Karriera e Bregut daton herët. Në vitin 1992 ajo punoi si spikere lajmesh, për të vijuar me profesionin akademik si pedagogë në vitin 1996.
Në vitin 2004 ajo u emërua si koordinatore kombëtare e Institutit të parë Kombëtar Gjinor të krijuar në Shqipëri.
Për tre legjislatura radhazi (2005-2017) Bregu u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë, me Partinë Demokratike.
Në korrik 2005, Bregu u zgjodh kryetare e Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Në 2007 ajo merr postin e Ministres së Integrimit duke e ushtruar deri në vitin 2013.
Gjatë viteve 2013 – 2017, ajo ka drejtuar Komisionin e Integrimit Evropian të Kuvendit të Shqipërisë. Nga viti 2015-2017 ajo ka drejtuar edhe Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, i cili është organi më i lartë konsultativ për Integrimin Evropian.