Një adoleshent ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike, si pasojë e një zjarri në një qendër pritëse për të miturit në Itali.
Mediet e shtetit fqinj shkruajnë se zjarri nisi në orën 02:30 në një strukturë për pritjen e të miturve në Santa Caterina di Pasian di Prato.
Si pasojë humbi jetën një 17-vjeçar me origjinë nga Shqipëria dhe mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë. Ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të gjumit, dhe mjekët nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të deklaronin vdekjen e tij.
Ekipet mjekësore gjetën dy persona të plagosur, një djalë 16-vjeçar ganez, i cili më pas u dërgua në gjendje të rëndë në një spital në Verona, dhe një të rritur, një edukator i cili kishte pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Ai ndodhet në gjendje më serioze dhe u dërgua në spitalin e Udines.
Të miturit e tjerë që strehoheshin në këtë qendër kanë shpëtar të të padëmtuar dhe u zhvendosën në një objekt tjetër.
#Udine, #incendio nella notte a Santa Caterina di Pasian di Prato, in una struttura adibita a comunità di accoglienza per minori: #vigilidelfuoco al lavoro dalle 2.10, soccorsi due feriti. Durante le operazioni rinvenuto il corpo senza vita di una persona #31dicembre pic.twitter.com/HRCAFPkOux
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) December 31, 2022