Vendosni fjalën kyçe....

Sulme me raketa në Ukrainë në ditën e fundit të vitit, një i vdekur


Të paktën dhjetë shpërthime kanë ndodhur këtë 31 dhjetor në qendër të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë edhe përgjatë vijave të frontit.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaly Klitschko konfirmoi se shpërthimet mund të dëgjoheshin në qytet dhe tha se të paktën një person ishte vrarë.

Më vonë, ai shtoi se mjekët kishin shtruar në spital tri gra të plagosura.

Ky është sulmi i fundit i pësuar nga Ukraina në një javë, që tashmë ka parë një nga bombardimet më brutale njëditore të vendit të shkatërruar nga lufta.

Sulmet vijnë pasi ministri i mbrojtjes i Putinit, Sergei Shoigu u tha ushtarëve në një fjalim ogurzi të Vitit të Ri sot se një fitore ruse në Ukrainë “si Viti i Ri, është e pashmangshme“.

Që nga tetori, Rusia ka nisur pothuajse sulme masive javore me raketa dhe me dronë kundër infrastrukturës civile, duke lënë miliona ukrainas pa ngrohje apo energji elektrike në fund të dimrit.

Moska dje bombardoi qytetet ukrainase në një shtrirje të gjatë të vijës së frontit nga veriu në jug, një ditë pasi qëlluan dhjetëra raketa në një breshëri të egër ndaj infrastrukturës kritike dhe qendrave civile.

Sirenat e sulmit ajror u ndezën gjatë natës deri të premten në Kiev ndërsa forcat ruse qëlluan 16 drone Shahed të prodhuar nga Irani.

Ndërkohë në vijën e frontit, forcat ruse u përpoqën të përparonin pranë Bakhmut dhe Avdiivka, pikat kryesore të fushatës së tyre të ngadaltë për të marrë të gjithë rajonin e Donetskut në lindje.