Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Jeta e Papa Benediktit XVI ishte prova e shenjtërisë, theu tabutë


Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka kujtuar sot ish-Papa Benedictin XVI, i cili u nda nga jeta të shtunën.

“Papa Bendecti XVI u largua duke lënë mesazhe të një lartësie të paarritshme.

Jeta e tij ishte prova e shenjtërisë, që sakrifikon gjithshka në emër të një morali të fortë.

Çfarë epoke hapi filozofia e tij e reflektimit të thellë, që thyen tabutë dhe rregullat qofshin qindravjeccare për të formësuar të mirën e madhe, që shkon tek njerëzit.

Prehu në paqe burrë i madh!”– shkruan Vasili.

Ish-papa Benedikti, i cili në vitin 2013 u bë Papa i parë në 600 vjet që dha dorëheqjen, vdiq të shtunën në moshën 95-vjeçare në Manastirin Mater Ecclesiae në Vatikan, ku kishte jetuar që nga dorëheqja e tij.