Vendosni fjalën kyçe....

2023, rimbursimi përveç barnave do mbulojë protokollet e trajtimit të diagnozave


Kapacitetet buxhetore për të financuar rimbursimin e medikamenteve në raport me nevojat janë ende shumë të ulëta në Shqipëri, por Ministria e Shëndetësisë që nga vitin 2023 synon që të përfshijë në paketën e rimbursimit, jo vetëm barin si produkt, por edhe rimbursimin e protokollit të trajtimit të diagnozave.

Kjo do të thotë se një i sëmurë me kancer, nuk do të rimbursohet vetëm për kimiot, por edhe për analizat dhe trajtimet e tjetra që kërkon protokolli i sëmundjes.

Në programin e reformave ekonomike 2022 -2024 Ministria e Shëndetësisë raportoi se do të ketë një fokus të veçante për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve tumorale, e cila mbetet prioritet në fushën e shëndetit publik.

Studimet europiane tregojnë se pacientët shqiptarë vuajnë nga mungesa të thella të terapive inovative që do të mund të shpëtonin mijëra jetë, sidomos nga zbulimi dhe trajtimi në kohë i neoplazmave.

Nga viti 2017 deri në vitin 2020, Bashkimi Europian ka miratuar rreth 160 barna të reja që trajtojnë sëmundje të ndryshme, por në Shqipëri, gjatë së njëjtës periudhë janë përfshirë vetëm 5 prej tyre në listat e rimbursimit.

Një studim i fundit i IQVIA (kompani shumëkombëshe që u shërben industrive të kombinuara të teknologjisë së informacionit shëndetësor dhe kërkimit klinik) gjeti se Shqipëria ka praninë më të ulët të medikamenteve të reja, me një diferencë shumë të madhe me fqinjët si Maqedonia e Veriut, Serbia, të cilat kanë miratuar përkatësisht 11 dhe 17 medikamente të reja secila.

Buxheti i Fondit të Sigurimit Shëndetësor është rritur vit pas viti, por ritmet e rritjes nuk kanë qenë të njëjta për fondin e rimbursimit të medikamenteve.

Në vitin 2019, fondet për rimbursimin e barnave zinin 27% të buxhetit total të sigurimeve shëndetësore, ndërsa në vitin 2022, ato janë planifikuar të zënë vetëm 23% të buxhetit total të sigurimeve.

Buxheti i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore (FSDKSH) është rritur vit pas viti, por rritja më së shumti ka shkuar për financimin e kontratave me Partneritet Publik-Privat, si kontrolli mjekësor bazë (check-up, sterilizimi i mjeteve kirurgjikale, dializa dhe së fundmi laboratori).

Ministria e Shëndetësisë Shëndeti se deri në vitin 2030 synohet rritja e financimit publik për shëndetin në 70% me synimin që asnjë familje shqiptare të mos bjerë në varfëri për shkak të kostove shëndetësore.

Deri në vitin 2030 pagat për personelin mjekësor synohet të rriten me 40%. Ministria e shëndetësie synon që brenda vitit 2025 do të përfundojmë testimi i rrjetit të ri laboratorik publik në 10 rajone dhe spitalet bashkiake. Shërbimi i laboratorik ofrohet aktuali me koncesion PPP.

Brenda vitit 2025 vaksina HPV synohet të jetë pjesë e Programit Kombëtar mbi kancerin e qafës së mitrës, një aktivitet.

Në drejtim të përmirësimit të shëndetit të popullatës do të vazhdohet me financimin dhe rritjen të paketave shëndetësore me qëllim rritjen e aksesit në trajtime mjekësore dhe ofrimin e më shumë shërbimeve shëndetësore afër vendbanimit.

Aktualisht nga buxheti i shtetit mbulohen më shumë se 85% e nevojave të popullsisë për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe veshkave dhe synohet rritja e mbulimit me 5% deri në fund të vitit 2024 duke zgjeruar paketat e dedikuara shëndetësore për rehabilitimin, kujdesin paliativ dhe geriatrik.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor