Vendosni fjalën kyçe....

E motra iu arrestua pasi akuzohet për mashtrim, dorëhiqet nënkryetari i Bashkisë Pogradec


Nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit Johan Sterjo ka dhënë dorëheqjen nga posti që mban.

Vendimi i Sterjos, që mban njëkohësisht edhe postin e kreut të Ujësjellësit vjen pak ditë pasi e motra Viola Sterjo u arrestua nga policia pasi akuzohet për mashtrin në kohën kur ishte drejtoreshë në Ministrinë e Turizmit.

Viola Sterjo dyshohet se në periudhën mars-nëntor 2020, ka përfituar përmes mashtrimit në qytetin e Korçës shuma të mëdha monetare me qëllim ndikimin e saj në institucionet shtetërore në mënyrë që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde nga shteti.