Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Fiskalizimi histori suksesi, deklarimet janë rritur me 7% në sektorin privat


Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e fiskalizimit përgjatë vitit 2022.

Rama e quan histori suksesi duke thënë se te biznesi i madh është vendosur 100% ndërsa te i vogli në masën 93%,

Sipas tij tashmë ka më pak informalitet.

Kryeministri thotë se deklarimet e pagave dhe sigurimet janë rritur me 7% në sektorin privat.

Ndërsa investimet e huaja janë 255 mln euro më shumë se në periudhën janar shtator 2021.

Fiskalizimi një histori suksesi me 100% të biznesit të madh dhe 93% të të voglit tanimë online 24/7, dmth më shumë transparencë, më pak informalitet.

Deklarimet paga dhe sigurime rritur me 7% në sektorin privat vetëm nga formalizimi, falë kontrolleve sensibilizuese.

Investimet e huaja direkte, 984mln€ janar-shtator 2022 ose 255mln€ më shumë se janar-shtator 2021”-shkruan Rama.