Vendosni fjalën kyçe....

I plas goma e kamionit që po frynte, ndërron jetë një person në Lezhë


Një person ka ndërruar jetë në Lezhë, pas plasjes së gomës së kamionit të cilën ishte duke e fryrë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, shkruan BW.

Viktima është identifikuar si 53-vjeçari Spas Milloshi, i cili punonte si gomist në gomisterinë ku ndodhi ngjarja.