Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me thikë një 25-vjeçar në Tiranë


Një 25-vjeçar është qëlluar me thikë në Tiranë pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Kavajës” ku dyshohet se i riu është qëlluar me thikë nga shtetasi F.G.

Më datë 06.01.2023, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar”-njofton policia.