Të shtëna me armë janë regjistruar në një lokal në Bajram Curri.
Nga të shtënat raportohet se është plagosur një person.
Shtetasi D.Q 61 vjeç ka mbetur i plagosur në këmbë i cili aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Gjakovës.
“Në qytetin e Bajram Currit, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë shtetasi D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.