Ylli amerikan i realitetit televiziv Jennifer Shah e ‘Shtëpiakeve të vërteta të Salt Lake City’ u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg për mashtrim në lidhje me telemarketimin.
Fillimisht, ajo u përball me 50 vite burg për rolin e saj në skemë. Shah gjithashtu do humbasë 6.5 milionë dollarë e do paguajë 6.6 milionë dollarë si kompensim për viktimat e moshuara të mashtrimit dhe të qëndrojë pesë vjet nën mbikëqyrje pasi të dalë nga burgu.
Ndërsa gjyqtari i Gjykatës së Qarkut të SHBA, Sidney Stein pranoi se dënimi i dhënë prej ij ishte dukshëm më i vogël se kërkesa e prokurorëve, ai tha se kjo pasqyronte ‘seriozitetin e krimit’. Shah u kërkoi falje publike pensionistëve të mashtruar, duke u deklaruar ‘sinqerisht e penduar’ dhe duke premtuar se do ‘shlyente çdo cent’.
Shah dhe ‘asistenti i saj i parë’ Stuart Smith ‘dyshohet se kanë krijuar dhe shitur ‘lista kryesore’ të individëve të pafajshëm për anëtarët e tjerë të skemës së tyre për të mashtruar në mënyrë të përsëritur’ tha në sallën e gjyqit të premten Prokurori i Manhattanit, Audrey Strauss.
“Këta individë u joshën nga premtimet e rreme për siguri financiare, por në realitet Shah dhe bashkëpunëtorët e saj i mashtruan dhe u morën kursimet.” – shtoi në një deklaratë Prokurori i SHBA-së Damian Williams.
Ndërsa ajo fillimisht mohoi të gjitha akuzat, Shah ndryshoi duke pranuar fajësinë vitin e kaluar në këmbim të heqjes së akuzë për komplot e pastrim parash nga prokurorët, i cili parashikonte një dënim maksimal prej 20 vjetësh. Së bashku me maksimumin për akuzën e mashtrimit, ajo mund të përballej me deri në 50 vjet burg.