Një 59 vjeçar është paraqitur këtë mësditë në ambjentet e spitalit të Sarandës, ku sipas njoftimit paraprak të policisë mendohet se është vetplagosur me armën e tij të gjahut.
Sot, rreth orës 12:30, është paraqitur në Spitalin e Sarandës, për ndihmë mjekësore shtetasi M. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e policisë.