Vendosni fjalën kyçe....

KQZ nis procedurat për përcaktimin e anëtarëve të KZAZ-së


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka  nisur këtë të hënë procedurat për zgjedhjet e 14 majit.

Mbledhja e sotme sqaroi se si do të  përcaktohen anëtarët e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZA) për zgjedhjet e 14 majit.

PS,dhe Pd, si partitë më të mëdha të vendit,  do të propozojnë nga 2 anëtarë për çdo KZAZ secila, ndërsa partitë e tjera më të vogla si Partia Socialdemokrate dhe Partia e Lirisë  do të kenë nga 1 anëtar në çdo KZA.

Anëtari i shtatë do të zgjidhet me short mes PS-së dhe PD-së.