Vendosni fjalën kyçe....

Lala: Sanitarja ka pranuar se ka vjedhur shumën prej 120 mijë euro te Alda Klosi, e paqartë kujt i përkasin 350 mijë eurot e tjera


Të tjera detaje kanë dalë nga grabitja e kryer nga pastruesja të cilës ju gjetën mbi 470 mijë euro në banesë Rozeta Dobit

Gazetarja Klodiana Lala raporton se deri më tani nuk ka pasur ndonjë denoncim paraprak pasi ka ndodhur ngjarja por Rozeta Dobi ka pranuar se shumën prej 120 mijë euros e ka vjedhur në banesën e Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt.

Më tej Lala raporton se Dobit i është sekuestruar telefoni dhe i janë marrë kontaktet dhe komunikimet që kishte kjo me personat kryesisht zyrtarë që u pastronte shtëpitë.

Policia i ka thirrur disa prej tyre dhe ato kanë identifikuar kryesisht bizhuteri të personalizuara por asnjëri nuk ka pranuar se ka pasur para në banesë pra nuk ka deklaruar humbje të shumave.

Mbetet ende e paqartë se kujt i përket shuma tjetër prej 350 mijë eurosh.