Vendosni fjalën kyçe....

“Na ka vjedhur vetëm bizhuteri, jo para” – Gazetarja Klodiana Lala zbulon dy emra të tjerë që janë grabitur nga pastruesja


Janë zbuluar dy emra të tjerë që janë grabitur nga pastruesja Rozeta Dobi, e arrestuar për vjedhjen e banesës së Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se personat në fjalë janë Leonard Ciko e Altin Dinë. Këta të fundit kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja u ka vjedhur vetëm bizhuteri, po jo para.

Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi janë në paraburgim pasi akuzohen për vjedhjen e një shumë prej 120 mijë eurosh në banesën e Alda Klosit, ndërkohë që në banesë u janë gjetur më shumë se 400 mijë euro që dyshohet se janë vjedhur në banesa të tjera ku ajo punonte si pastruese.

Një nga personat që kanë rënë pre e grabitjes është edhe eksperti Ervin Karamuço. Hashtag.al ka mësuar se çifti Karamuço kanë pranuar se Rozeta Dobi ka qenë pastruese e tyre, por kanë pohuar se u janë vjedhur vetëm bizhu të personalizuara dhe jo para.