Vendosni fjalën kyçe....

Përjashtimi nga Grupi i katër deputetëve, reagon Açka: Marrëzi e vogëlsisë. A jeni në metro?


Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i deputetëve Bylykbashi, Shehaj, Këlliçi dhe Shehu me një vendim të Kreut, Enkelejd Alibeaj.

Açka e ka quajtur “marrëzi të vogëlsisë” vendimin për përjashtimin e tyre, duke shtuar se ata do i bënin nder çdo grupi për të qenë pjesë.

Marrëzia e vogëlsisë. A jeni në metro? Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar”, shkruan deputetja Açka.