Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi dhe Paloka reagojnë për vendimin e Alibeajt: E turpshme, mungesë dinjiteti


Akt mëse të turpshëm, me një mungesë morale dinjititeti e ka quajtur deputeti i PD-së Edi Paloka, veprimin e përjshtimit të 4 deputetëve nga Alibeaj.

‘Me këtë që bëri ai tregon se është në bashkëpunim të plotë me Ramën, u shpreh Paloka.

Ndërsa deputeti tjetër i PD , Blendi Këllici, tha se Alibeaj po bën atë që ka bërë Partia e Punës për 45 vjet.

Ai tha se e gjithë kjo vjen në një moment të papërshtatshëm për opozitën, ku në fakt duhet të merreshin me tenderin e rrugës ‘Jon Belushi’ të denoncuar nga vet ai.

Unë nuk e kam bërë këtë autokritikë që ka kërkuar shoku Enkelejd Alibeaj, ndaj gjykoj që komisioni i dëbim internimeve që ka ngritur ai në mendjen e tij paska vendosur të marrë këtë hap totalisht qesharak. Në vend që sot të të ishim  emisione dhe të flitej për faktin që e dërguam në SPAK Veliajn, vijmë për shkak të kësaj manovre të Alibeaj, që vetëm opozitarizmit nuk i shërben”, deklaron Këlliçi.