Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm.
Besmir Rrapaj, banues në Vlorë është ndaluar në hyrje të Tepelenës nga policia.
Pas kontrollit në mjetin tip ‘Seat’, janë gjetur tetë emigrantë të paligjshëm të cilët po transportoheshin drejt Tiranës kundrejt shumës 250 euro për person.