Qytetarët kenianë janë organizuar për të mbledhur fonde për trajtimin mjekësor të Joy Abongos, së resë keniane që punonte në një kazino në Tiranë dhe u dhunua barbarisht më 13 gusht 2022.
Ajo u gjet pa ndjenja pranë shtëpisë së saj dhe më pas u dërgua në spitalin e Traumës ku është ende në gjendje kome.
Mediat keniane shkruajnë qytetarët i janë përgjigjur thirrjes së nënës së 22-vjeçares Joy Abongo për ta ndihmuar me kurimin e saj jashtë vendit.
Miqtë e së resë kanë hapur një llogari bankare për të ndihmuar me transferimin e saj në një spital më të specializuar.
Deri tani shuma në Gofundme ka shkuar në 26.700 dollarë, shkruan BW. Lidhur me ngjarjen e rëndë nuk ka ende asnjë të arrestuar ndërsa policia ka deklasruar se po vijojnë hetimet. Dyshohet se media e policia e bllokuan lajmin për dhunën ndaj Abongos.
Ajo punonte në kazinonë e dedikuar prane ‘Air Albania’ e cila cila operohet nga një kompani austriake që përfaqësohet ne Tiranë nga shtetasi Bledar Sinanaj i njohur si Dari.
Dyshohet se vajza e re që ishte rekrutuar për të punuar në kazinonë e lartpërmendur në Tiranë, është rrëzuar nga kati i dytë i apartamentit ku banonte.
Ajo u zhduk më 13 gusht 2022 nga ora 3 e 25 e mëngjesit deri rreth orës 7 të mëngjesit, para se të gjendej në gjendje të rëndë.