Shoferi çek Ales Loprais është tërhequr nga gara në Dakar pas përfshirjes së tij në një aksident që çoi në vdekjen e një spektatori.
Gjatë fazës së nëntë të së martës, Loprais, i cili drejtonte kategorinë T5, po kapërcente një dunë rëre kur kamioni i tij goditi një spektator që po fotografonte garën.
Burri, i cili që atëherë u konfirmua se kishte nënshtetësi italiane dhe ishte 69-vjeç, u ngrit shpejt në këmbë, por u rrëzua pak çaste më pas. Disa persona i erdhën në ndihmë, por ai vdiq nga një sulm në zemër, ndërsa po transportohej për ndihmë mjekësore.
Duke folur për incidentin në një video të postuar në mediat sociale, Loprais tha se ai nuk ishte në dijeni të incidentit derisa u informua nga zyrtarët e garës më vonë atë ditë, diçka që u duk se u konfirmua nga kamera e tij në bord, e cila nuk dukej se kishte regjistruar aksidentin, ndërsa Loprais nuk i referohej atij në komunikimet në bord me ekipin e tij.
“Ata ma thanë këtë kur u kthyem nga faza e nëntë.” – tha Loprais.
“Ne nuk denim asgjë, por punonjësit e sigurisë së garës na treguan pamjet video të një aksidenti nga gara, ku goditëm gabimisht një njeri që bënte foto nën dune. Ai më thanë se kishte të përziera pas dy deri në tre orë dhe pati një atak në zemër ndërsa po transportohej në spital. Një jetë njeriu ka humbur në mënyrë tragjike, edhe pse nuk është faji im. Më duhet të pranoj se unë dhe ekuipazhi im nuk dinim fare për këtë. Ne kemi në bord dhe video të tjera që e vërtetojnë këtë. Por kjo nuk ndryshon faktin që një jetë njerëzore humbi.” – shtoi ai.
Në momentin e aksidentit, Loprais kishte një avantazh 26 minuta e 54 sekonda ndaj Janus van Kasteren në kategorinë T5.
Aksidenti është vdekja e pestë që kur gara u zhvendos në Arabinë Saudite në vitin 2020, dhe i 76-ti që nga themelimi i garës në 1978.