Vendosni fjalën kyçe....

Meta tregon “përplasjen” me Bardh Spahinë dhe shanset e PS-së për të marrë ndonjë bashki në qarkun Shkodër


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi në emisionin “Real Story” se socialistët kanë zero shanse që të marrin jo vetëm Shkodrën, por të gjitha Bashkitë në këtë qark.

“Zero shanse për të gjitha bashkitë në qarkun Shkodër”, tha Meta.

Ai ka rrëfyer edhe për një “divergjencë” mes Partisë së Lirisë dhe Bardh Spahisë, në zgjedhjet e 6 marsit.

Kjo sepse Partia e Lirisë ka pretenduar se e ka përkrahuar, nga ana tjetër Bardh Spahia, pretendon se fitorja ka qenë meritë e tij.

Ka pasur përkrahje nga Partia e Lirisë, ka pretendime nga pala tjetër se nuk ka pasur, ka pasur edhe disa probleme me kryetarin e ri të Shkodrën, në drejtim me respektimin e kontributeve të tij”, shtoi Meta.