Ministri i Arsimit taliban Abdul Baqi Haqqani përshëndeti ‘supermakinën’ e parë indigjene të Afganistanit si provë se grupi militant do nxisë ‘shkencat fetare dhe moderne’.
Prodhim i një firme inxhinierike me bazë në Kabul, ‘Mada-9’ ka një motor të fuqishëm nën format sportive. E zbuluar së fundmi në Institutin Profesional Teknik të Afganistanit (ATVI) të Kabulit, ‘Mada-9’ është ‘e fortë dhe e lehtë’ e do ndihmojë Afganistanin të shkundë reputacionin e tij për ‘luftëra, konflikte e mjerim’, tha shefi i ATVI, Ghulam Haidar Shuhamat për ToloNews.
Duke folur në institutin ku u projektua mjeti, Haqqani tha se ai dëshmon se talibanët do afrojnë ‘shkenca fetare dhe moderne te njerëzit’, raportoi të mërkurën First Post i Indisë. Zabiullah Mujahid, zëdhënësi zyrtar i talibanëve, deklaroi në Tëitter se makina do rriste prestigjin e Afganistanit.
Pavarësisht lavdërimeve të zjarrta nga talibanët, makina ishte në zhvillim për disa vite përpara se talibanët të rimerrnin kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së SHBA-së në vitin 2021.
Projektuesi Mohammad Riza Ahmadi tha se atij dhe një ekipi prej 30 inxhinierësh iu deshën pesë vjet për të shkuar nga ideja te prototipi.