Avokati Genc Gjokutaj në një intervistë në edicionin e pasdites në Syri Tv ka komentuar zgjatjen e procesit gjyqësor të çështjes së Partisë Demokratike nga Gjykata e Apelit.
Gjokutaj është shprehur se kjo po bëhet e qëllimshme nga Alibeaj dhe Rama për ta zvarritur gjyqin deri në zgjedhjet lokale.
“Ajo e cila e ka komplikuar grupin e Alibeajt dhe që i ka hyrë pykë në mes këtij procesi për ta zvarritur është fakti që depozitimi i statutit të rithemelimit i datës 11 dhjetor është pasuar nga një ankimim që ka bërë Alibeaj ndaj regjistrimit të 11 dhjetorit ndërkohë që ata kanë bërë edhe një kërkesë tjetër për tu regjistruar data 17 korrik ndërkohë kanë ankimuar 11 dhjetorin. Janë dy objekte në Gjykatën e Apelit me të vetmen qellim për të zvarritjen e këtij procesi. Kjo jo pa një qëllim për ta shtyrë në vetvete por për ta shtyrë në afate kohore që kësaj mazhorance në bashkëpunim e Alibeajn t’i volit koha dhe të mbërrijnë në zgjedhjet lokale“,–tha Gjokutaj.
Sipas Gjokutajt dy janë arsyet pse gjyqi për vulën e Partisë Demokratike po shtyhet të cilat sipas tijë janë justifikime në interes të gjykatës.
“Janë dy arsye përse gjyqi po shtyhet pafund. E para, tani është bërë normë fakti që nuk ka gjyqtarë dhe me këtë argument janë justifikuar zvarritje të panevojshme të shumë çështjeve . E dyta është kapja që politika i ka bërë gjykatës sepse gjykata vërtet këta i mbron por kur vjen puna tek shkaqet e përjashtimit u cenohet vërtet integriteti i gjykatës pasi një gjyqtar i njëanshëm e ka një hall“, — deklaroi Gjokutaj.
Ai e ka cilësuar fakt komik se edhe pse Lulzim Basha është kryetar me letra i Partisë Demokratike ai është harruar si figurë.
“Pjesa më komike është që Lulzim Basha figuron kryetar me letra por është harruar si figurë. Pikërisht për arsye që të shkohet në zgjedhje të regjistrohet partia e Alibeajt dhe ndërkohë Partia Demokratike që është shumica absolute e anëtarësisë së asaj partie të garojë në një sigël siç garojnë në zgjedhjet e shkuara”,–tha Gjokutaj.