Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bërxullës dalin sërish në protestë për shpronësimin e tokave, hipin në shtyllat e tensionit


Banorët e Bërxullës kanë protestuar sot për të kërkuar shpronësim sipas vlerës së tregut për tokat e tyre që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.

Banorët  janë duke protestuar, teksa janë përplasur me policinë. Disa prej tyre kanë hipur nën një shtyllë tensioni, ku kërcënojnë se do hidhen.

Ata kërkojnë një takim me ministren Belinda Balluku. Kjo është e disata herë që banorët protestojnë për të kërkuar dëmshpërblim për tokat e tyre.