Një aeroplan ATR 72 i Yeti Airlines me 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua në Nepal gjatë një fluturimi të brendshëm nga kryeqyteti, Katmandu, në Pokhara të dielën.
Një video e postuar në rrjetet sociale duket se tregon avionin duke fluturuar në lartësi të ulët pak para tragjedisë.
Disa raporte fillestare pohuan se të gjithë njerëzit në bord dyshohej se kishin vdekur. Sidoqoftë, Gurudatta Dhakal, një zyrtar vendas, i tha AFP-së se ‘disa të mbijetuar’ u dërguan në një spital.
Një zyrtar i lartë administrativ, Tek Bahadur K.C., u citua më vonë nga agjencia të thoshte se 68 persona u konfirmuan të vdekur.
Gjashtë fëmijë ishin në mesin e pasagjerëve, tha Kathmandu Post.
Sipas raportimeve, avioni u rrëzua teksa po përpiqej të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Pokhara në mes të kushteve të këqija atmosferike.
Kryeministri Pushpa Kamal Dahal ka thirrur një mbledhje urgjente të qeverisë për të bashkërenduar përpjekjet e shpëtimit. Të gjitha fluturimet nga aeroporti Pokhara janë pezulluar.