Vendosni fjalën kyçe....

Nesër pritet përkeqësimi i motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron drejtuesit e mjeteve lundruese


Drejtoria e Përgjithshme Detare ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve lundruese që të bëjnë kujdes të shtuar nga e nesërmja për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit.

Sipas njoftimit, e nesërmja pritet të sjellë reshje shiu e erëra të forta në mbarë vendin.

Ndërkohë përmirësimi i kushteve të motit pritet të ndodhë pas 19 janarit.
Njoftimi

“Duke filluar nga dita e nesërme, pritet që kthjellimet t’ua lënë vendin vranësirave dhe reshjeve të shiut që do të përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Në lidhje më këtë parashikim për përkeqësimin e motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve lundruese, që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve.

 ‘Njoftim për përkeqësim të motit! Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike në datën për 16-17-18 Janar 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar në orën 01:00 të datës 16 Janar 2023 përgjatë gjithë bregdetit Shqiptar. Era do të jetë me drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për lundrimin e sigurtë për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 19 Janar 2023 ora 16:00.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve por edhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.”