Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra mjekë e infermierë protestë në Madrid kundër qeverisë rajonale


Dhjetëra mijëra punonjës shëndetësorë protestuan në Madrid të dielën për atë që ata thonë se është shkatërrimi i sistemit shëndetësor publik nga qeveria rajonale konservatore.

Demonstrata tërhoqi rreth 30,000 protestues, tha një zëdhënës i qeverisë vendase. Qeveria rajonale e Madridit, e udhëhequr nga Isabel Ayuso e Partisë Popullore, është vënë nën kritika vitet e fundit, veçanërisht që nga fillimi i pandemisë Covid-19 në vitin 2020, për staf të mangët në spitale dhe qendrat e kujdesit parësor shëndetësor.

Protestuesit thonë se qeveria rajonale po çmonton shërbimet shëndetësore publike dhe po favorizon ofruesit privatë të shëndetësisë.

“Ne kemi rreth 40 ose 50 pacientë në ditë dhe mund t’u kushtojmë atyre rreth gjashtë minuta secilit. Problemi është se ata nuk na lejojnë t’u japim kujdesin e duhur pacientëve.” – tha Ana Encinas, 62 vjeç, mjeke që ka punuar në kujdesin parësor në Madridi për 37 vjet, tha për Reuters.

Ayuso mohon akuzat se administrata e saj po çmonton shërbimet shëndetësore publike në favor të sektorit privat dhe thotë se protestat dhe grevat po orkestrohen nga partitë e majta në prag të zgjedhjeve komunale dhe rajonale të këtij viti për të minuar qeverinë rajonale konservatore.

Në nëntor, dhjetëra mijëra njerëz marshuan në qendër të Madridit në mbështetje të punonjësve shëndetësorë duke bërë thirrje për kushte më të mira pune.