Vendosni fjalën kyçe....

NATO premton më shumë armë të rënda për Ukrainën – Stoltenberg


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të shtunën se Ukraina do marrë më shumë ‘pajisje të rënda luftarake’ nga Perëndimi në ‘të ardhmen e afërt’.

Britania tashmë i ka premtuar tanke Kievit dhe Gjermania gjithashtu pritet të bëë të njëjtën gjë. Një ‘grup kontakti’ i udhëhequr nga SHBA-ja për armatosjen e Ukrainës do takohet të premten.

“Ne jemi në një fazë vendimtare të luftës.” – i tha Stoltenberg gazetës gjermane Handelsblatt të dielën, disa ditë pasi Ukraina humbi qytetin strategjikisht të rëndësishëm të Donbasit, Soledar nga forcat ruse. “Ne po përjetojmë luftime të rënda.” – vazhdoi shefi i NATO-s.

Prandaj është e rëndësishme që ta pajisim Ukrainën me armët që i nevojiten për të qenë në gjendje të fitojë.”

Javët e fundit kanë parë një përshkallëzim dramatik në pajisjet e premtuara Ukrainës nga fuqitë më të mëdha të NATO-s.

SHBA, Franca dhe Gjermania njoftuan njëkohësisht në fillim të muajit se do të dhuronin automjete luftarake këmbësorie për ushtrinë ukrainase, ndërsa Britania konfirmoi zyrtarisht të shtunën se do dërgonte katërmbëdhjetë tanke ‘Challenger 2’.