Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 26-vjeçarit Mateo Lika, i cili rezulton i humbur prej dy ditësh.
I riu ka humbur kontaktet me familjen, pasi dyshohet se ra në lumin Seman, pasi u përplas me makinë në parmakët në Urën e Mbrostarit në Fier.
Ai lëvizte me një makinë të marrë me qira. Deri tani nga kërkimet nuk ka asnjë gjurmë nga mjeti apo i riu, po vetëm një targë.
RENEA ka kërkuar dy ditët e fundit po nuk gjetur ende asgjë ndërsa kërkimet kanë rinisur sot. I riu kishte katër ditë që ishte kthyer nga Gjermania.